Duma-romëve: E di mirë sa lekë ka
sjellë BE për ju, por janë “grabitur”

Duma-romëve: E di mirë sa lekë ka<br />sjellë BE për ju, por janë “grabitur”
DURRËS - Kandidatja e koalicionit të djathtë për Bashkinë e Durrësit Grida Duma bashkëbisedoi me komunitetin rom në lagjen “Nishtulla” në qytetin i cili jeton në kushte tepër të vështira dhe jashtë çdo vëmendje të bashkisë. Por gjatë premtimeve përballë kësaj shtrese të shoqërisë, Duma tha se është abuzuar me fondet që Bashkimi Evropian ka dhënë për ta.
 
“Nuk ju kanë trajtuar ndonjëherë as me fondet e Bashkimit Europian. Kam qënë zv/ministre e Integrimit dhe e di shumë mirë se sa fonde sjell Europa vetëm për komunitetet tuaja. Duhet të ishin ndërtuar dy qendra tani në Durrës. Asnjë nuk është ndërtuar. Duhet të ishte ndërtuar të paktën një qendër shëndetësore për ju. Të shkojmë bashkë drejt një të nesërme tjetër ku do t’u ofroj punë dhe do të punoni me mua”, u shpreh Duma. 

Duma tha se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet.

“Vetëm punësimi mund të zgjidhi një pjesë të madhe të problemeve. Sërish u duhet rruga dhe strehimi. Sado të jetë rroga juaj prapë nuk e përballoni dot strehimin. Duhet tu jemi mirënjohës që çoni fëmijët në shkollë dhe e mira do të ishte që të kishte një buxhet për fëmijët tuaj që shkojnë në shkollë. Sepse nuk e di si í çoni në këto kushte”, tha Duma.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit