Duma takon pensionistët: Më
shumë vëmendje moshës së tretë

Duma takon pensionistët: Më<br />shumë vëmendje moshës së tretë
DURRËS - Kandidatja e të djathtës për kryebashkiake në Durrës, Grida Duma takon pensionistë të qytetit, me të cilët ndau nevojë për të ndryshuar realitetin në favor të moshës së tretë, e cila nuk ka vëmendjen e bashkisë.

Pensionistët ngritën shqetësimin e mungesës së ambienteve për ta si dhe mungesën e kushteve për një jetë dinjitoze. Duma u shpreh se mosha e tretë meriton vendin që i takon në qytet, si dhe shërbime cilësore që do të jenë detyrim i saj.

Gjithashtu, Duma kërkoi që bashkë me moshën e tretë të bashkohemi në këtë moment për të bërë Durrësin të qytetarëve. Pjesë e këtij takimi ishte edhe prezantuesi, Ardit Gjebrea, i cili ndoqi nga afër këtë bashkëbisedim e më pas eci në qytet me kandidaten Duma.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos