Duma: Vizioni im për Durrësin
e kthej drejt zhvillimit ekonomik 

Duma: Vizioni im për Durrësin<br />e kthej drejt zhvillimit ekonomik 
DURRES - Kandidatja e së djathtës për një nga bashkitë më të mëdha në vend, Grida Duma, ka vijuar me turin e dëgjimit të kërkesave të qytetarëve. Duma bashkëbisedoi me urbanistë të qytetit të Durrësit.

Në kuadër të kësaj bisede, kandidatja e Partisë Demokratike, zhvilloi një bashkëbisedim me arkitektë dhe urbanistë të qytetit dhe ndau me ta vizionin e një qyteti si njësi ekonomike.

Pjesë e diskutimit të gjerë përfishiu rigjenerimin e komuniteteve në qytete dhe rrethina, rritjen e cilësisë së jetës së durrsakëve në kaosin urban të shkaktuar në këto vite si dhe kthimin e qytetit drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit.

Kandidatja Duma kërkoi nga profesionistët e të githa fushave në qytet një komunikim të hapur në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos