Problematikat e organikës në SPAK reflektojnë edhe në ngarkesën e çështjeve penale.
Altin Dumani apelon për shtimin e numrit të prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë, që do ndihmojnë jo vetëm me ecurinë e hetimeve, por edhe me parandalimin e daljes së sekretit hetimor, kur çështja ndiqet në Apel, Gjykatën e Lartë dhe deri në Kushtetuese.
Këtë vit ai tha se BKH-së do i shtohen edhe 40 hetues të tjerë, që do lehtësojnë sadopak procedurën hetimore të prokurorit.
“Problematikë zvarritja e proceseve gjyqësoe, deri edhe tek seancat paraprake. Jo për faj të prokurorëve, por kërkohet ndërhyrja pasi zvarritja e tyre me procedurë rrezikon edhe afatet ligjore dhe dëmtimin e procesit. Edhe seancat paraprake janë problem, sikurse edhe gjykimi i shkurtuar, pasi zgjasin më shumë sesa para vitit 2017 kur u bënë ndryshimet ligjore. Kjo për shkak të futjes së gjyqtarit të seancës paraprake dhe kjo merr kohë. Ka procese që shkojnë me hetime deri në 2, 3 apo 4 vjet, sepse kërkojnë kohë. Duan kohë edhe për faktin e letër-porosive që dërgohen dhe përgjigjet që pritet t ëvijnë, të cilat shpesh zgjasin.
Ka edhe neglizhencë të prokurorëve dhe hetues, por këto trajtohen veças. Ka probleme me mungesën e prokurorëve, organika, sepse po punohet gati me gjysmën e saj.
Lajm i mirë është rritja e numrit të punonjësve me 40, të hapim garën dhe të përfundoj brenda vitit 2025. Krahas 60 hetuesve të BKH të shtohen edhe 40 të tjerë. Vlerësojmë se po të jetë edhe ky numër hetuesish mendojmë se do i japim zgjidhje çështjeve dhe ecuri më shpejtë. Sepse ne përfaqësojmë çështjet në të gjitha shkallët, deri në Kushtetuese.
Por edhe prania e këshilltarëve ligjorë është e rëndësishme, sepse na ndihmon me përfaqësimin e çështjeve në Apel, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, sepse ndihmojnë prokurorët me asistencë. Kështu mund të dëmtohet hetimi që është sekret dhe parashikon ndëshim në vepra penale, kurse me këshilltartë ligjorë kjo rregullohet. Kemi pasur shtesë e prani të këshilltarëve të SPAK, por kjo vetëm për drejtuesin e SPAK, për të përfaqësuar çështjet në Kolegj dhe më gjerë”.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
