Kreu i SPAK Altin Dumani gjatë përgjigjes për deputetin e PS-së Olsi Komici, ka kërkuar ndërhyrjen në ligjin për konfiskimin e pasurive. Dumani tha se janë dy shtete europianë që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuar në vendin tonë, pasi shtetas shqiptar kanë kryer veprat penale në vendet e tyre.
“Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një cështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në legjislacion për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Mandati 9-vjeçar? Dumani: Nuk rikandidoj më, por ç'do bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti! 11 mln € kripto të bllokuara, na duhet portofol dixhital










