Altin Dumani tha sot se numri i denoncimeve të qytetarëve në SPAK dhe i referimeve të nisura prej tyre është shumë më i lartë se referimet e institucioneve shtetërore.

Ai nënvizoi se kjo mund të shihej edhe si rënie e korrupsionit të zyrtarëve, por numri i lartë i denoncimeve qytetare tregon se problematika ekziston dhe nuk është zero.

Në nëntekst ai përkufizoi se “korrupsioni në Dogana e tatime nuk është zero!”, teksa i referohej shifrave gati inekzistente të denoncimeve prej këtyre institucioneve.

“Fakti është se ka ulje të referimeve nga ana e institucioneve. Të gjitha janë të detyruara t’i denoncojnë, për më tepër institucionet,që kanë edhe dispozita. Dikush i sheh si rënie e kriminalitetit, korrupsionit, varet si i sheh. Edhe mund të shihen kështu. Por duke para kallëzimet e qytetarëve, rritjen e njumrit të denoncimeve nga qytetarët, të hetuara nga SPAK, nuk mund ta shohim kështu, si rënie e krimit dhe korrupsionit. Pra duket se ka rritje edhe të besimit qytetar te SPAK dhe ka rritje të denoncimeve. Besoj se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana. Nuk po themi diçka që nuk qëndron. Nuk është qëllim që të kritikojmë institucionet e tjera, por për t’i nxitur dhe se jemi të hapur për bashkëpunim me ta, në lidhje me referimet dhe i mirëpresim ata”.


Lajmi kryesor:

Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim