Altin Dumani, teksa raportoi për punën e SPAK gjatë vitit 2024 para KLP, ngriti edhe shqetësimin e sulmeve ndaj tyre. Dumani falënderoi KLP për mbështetjen, duke thënë se ka qenë i vetmi institucion që ka reaguar për sulmet ndaj SPAK. Dumani theksoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit, në çdo rast kur krimi i organizuar ka kërcënuar apo kanosur, prokurorë të SPAK, gjyqtarë apo hetues të BKH, deri edhe tek familjarë të tyre.
“Duhet të udhëhiqemi nga objektiviteti dhe ligjshmëria në kryerjen e veprimeve hetimore dhe marrjen e vendimeve tona. Sa i takon adresimit, unë e thashë në hyrje të fjalës sime i vetmi institucion vendas që ka reaguar dhe iu falënderoj, ishte KLP. Por s’mund të rri pa thënë edhe bashkëpunimin shumë të mirë dhe angazhimin e drejtpërdrejtë së Policisë së Shtetit në çdo rast kur prokurorë të SPAK, apo edhe gjyqtarë, apo hetues të BBKH, kanë qenë objekt kërcënimi apo kanosje nga krimi i organizuar. Edhe KLP ka qenë i angazhuar maksimalisht në adresimin e këtyre rasteve që gjithnjë e më tepër po bëhen më të shumta dhe shqetësuese. Me ndryshimet e dhjetorit të 2023, për prokurorët e SPAK është siguruar një mbrojtje më e mirë fizike dhe sa i takon anës praktike”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Dumani në KLP: U përballëm me sulme, por s’ndalim punën! Shqetësim zvarritja e seancave paraprake! Kritikat e Ramës? Dëshmitë do jenë me audio dhe video! Prokurorët të rikandidojnë, jo riemërim
