Dumani: Ku ka mandat s’ka liri, prokurorëve të SPAK jepini mundësinë të rikandidojnë

 

Në raportimin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani u ndal edhe njëherë në çështjen e mandatit për prokurorët e posaçëm. Dumani tha se kërkojnë që t’u jepet mundësia që prokurorët e SPAK të mund të rikandidojnë në përfundim të mandatit 9-vjeçar.

“Lidhur me mandatin, nuk është shqetësim i karrierës sime apo kolegëve të mi. Ne karrierën kemi të sigurt brenda sistemit, prokurorë do vazhdojmë të ngelemi edhe pas afatit 9-vjeçar. Çështja duhet trajtuar në kuadër të efektivitetit të vazhdimësisë institucionit. Kudo ku ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate. Mendojeni rastin të tillë, kur është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkërendim me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Nga njoftimi publik i çështjes së fundit, nuk e mbaj mend sa agjenci të huaja janë përfshirë. Keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.

Do gjendet dikush tjetër ta marrë. Problemi është sa efekti do jetë tjetri. Kur ti e heton vetë dhe e ndjek nga dita e parë, dashurohesh me çështjen, e njeh me çdo detaj. Edhe në 12 të natës në gjumë je në gjendje të dish kush është pika e fortë, cilat janë veprimet e radhës që do kryesh, kush është mjeti i kërkimit të provës që do përdoresh. Nëse ti në përfundim të afatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh do diskutohet fati i çështjes, si do shkojë. Patjetër që ka prokurorë që mund ta bëjnë njësoj, ndoshta dhe më mirë. Duhet ta trajtojmë nga pikëpamje e vazhdimësisë së institucionit. Ka të bëjë edhe me sigurinë juridike, s’do ishte në frymën e reformës në drejtësi që prokurorët që kanë kaluar disa filtra në emër, në përfundim të mandatit statusi i tyre të jetë i paqartë.

S’jam shprehur për mandat në mënyrë automatike, kam transmetuar mendimin unanim të prokurorëve të SPAK, me qëllim parashikimin e dhënies së mundësisë, apo të drejtën e rizgjedhjes në përfundim të afatit 9-vjeçar, pra për të rikandiduar. Do kandidojë krah për krah me prokurorin e prokurorisë së përgjithshme, do kalojë disa filtra duke konkurruar. Është çështje e sifdave të reja që na presin”, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër