Dumani te ‘Ligjet’: Krimi tenton të përdorë bankat, blerja e shtëpive forma kryesore e pastrimit të parave! Po përgatisim strategji për hetimin e krimeve zgjedhore

Ndërsa tha se me kërkesë të SPAK janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë rreth 41 milionë Euro, para Komisionit të Ligjeve kryeprokurori Altin Dumani, bëri një deklaratë të fortë, lidhur me mënyrën se si krimi po përdor bankat dhe bizneset

‘Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italian. Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.’- tha Dumani.

Dumani tregoi se një nga mënyrat e pastrimit të parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme 

‘Në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.'- tha Dumani.

Duke renditur veçoritë e grupeve kriminale në 9 qytete, Dumai, foli për sofistikimin e tyre, dhe pozicionet dominuese të trafikantëve shqiptarë në vendet e origjinës së drogës, përfshirë edhe ato në Amerikën Latine.

“Disa prej veçorive janë anëtarët prej 20-25 persona, aktiviteti polikriminal, dhuna për kontroll territori, përfshirja e femrave në pozicione dytësore, vrasje të sofistikuara me pagesë, komunikimet e koduara, dhe konvertimi i parave në kriptovaluta”.- tha Dumani.

Numri i të paraburgosurve për llogari të SPAK është 237, pra 8.5% e numrit total të personave që vuajnë dënimin në ambientet e heqjes së lirisë. Ndërsa janë dënuar 9 zyrtarë të lartë , Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie.

'Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.'- tha Dumani.

Dumani  tha se  përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të dhe se SPAK ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me shtete të Amerikës Latine

 “Nga viti 2020 deri 2023 në funksion të hetimeve të SPAK, në total janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Nga këto 25 skuadra të përbashkëta hetimore janë aktive, ku 10 prej tyre janë krijuar vetëm gjatë vitit 2023”.- tha Dumani.

Për më tepër SPAK po punon për një strategji në lidhje me hetimet për krime zgjedhore e cila do të prezantohet në janar.

“Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore”, tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së