Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar dje, më datë 13.05.2024, një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Federale të Gjermanisë, Johann Saathoff.
Të pranishëm në këtë takim ka qenë Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Karlfried Bergner, Oficerët Ndërlidhës të atashuar pranë kësaj ambasade, Drejtuesi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, Arben Kraja, Drejtuesi i Seksionit kundër Krimit të Organizuar, Adnan Xholi, Drejtuesi i Seksionin kundër Korrupsionit, Klodjan Braho si dhe Këshilltari Ligjor zoti Fabian Zhilla.
Në këtë takim u diskutua marrëdhënia mjaft e mirë midis agjencive ligjzbatuese të shtetit Gjerman dhe SPAK. Dumani falenderoi përfaqësuesit e këtij delegacioni për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj SPAK, duke shprehur konsideratat më të larta për nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të ndihmës së ndërsjelltë juridike midis palëve.
Saathoff, nënvizoi se SPAK është një institucion mjaft i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili konsiderohet nga shteti gjerman si një ndër institucionet kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Saathoff, cilësoi gjithashtu se nuk është rastësi që kjo vizitë e këtij niveli në Shqipëri fillon me këtë institucion. Nga ana tjetër, Saathoff shprehu rëndësinë që shteti gjerman i ka dhënë bashkëpunimit me SPAK, ku si në pak vende, prezenca e oficerëve të kontaktit në Shqipëri është më e lartë.
Të dy përfaqësuesit e lartë ranë dakord se ky takim do të pasohet me takime të tjera në të ardhmen e afërt, duke synuar rritjen e veprimeve të tjera konkrete.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
52.9%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51