Fermerët e Dumresë po heqin dorë nga kultivimi i duhanit. Shkak për këtë është trajtimi që i bëhet nga grumbulluesit e duhanit. Për shkak të çmimit të lirë dhe vështirësitë e kultivimit, një pjesë e mirë kanë vendosur të mos mbjellin më dhe arat me duhan janë gjithmonë e më të pakta.
Në shumë pak sipërfaqe, kultivari i kërkuar nga firma grumbulluese nuk duket shumë i mbarë nga fermerët dhe përfaqësuesit e shoqatës së kultivuesve të duhanit në Dumre.
Një problem që kultivuesit e Dumresë kanë hasur këtë vit, është vonesa e pagesave për duhanin e vitit të kaluar.
“Kjo është një bimë e mbijetesës për popullin e kësaj zone. Këtu operon e njëjta kompani që është e vetme blerëse e duhanit të kësaj zone dhe duke qenë e vetme nuk ka konkurencë’ thotë një fermer.
Ndërkohë që një tjetër thotë se, “Këtu në Dumre mungon konkurrenca. Ne kërkojmë futjen e konkurencës së lirë, rritjen e çmimit dhe subvencione” tha një tjetër.
Sakaq, një tjetër tha se, “Ka 4-5 muaj që paratë e duhanit nuk janë dhënë’ ndërsa një fermere tha se ‘Do e mbjell se nuk kam me se të jetoj dhe ushqehem’ tha ajo.
Drejtues të shoqatës thonë se kultivimi ka rënë deri në 50% të mbjelljeve. Ata kërkojnë që të liberalizohet tregu i duhanit dhe të ketë subvencion nga shteti që banorët e Dumresë të vazhdojnë të kultivojnë këtë kulturë që ka mbizotëruar në të gjithë territorin e kësaj zone dhe që dalëngadalë po shkon drejt zhdukjes.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO