''Duran Duran'' do të hapin lojërat olimpike 2012

''Duran Duran'' do të hapin lojërat olimpike 2012
Nuk do të jenë as “Rolling Stones dhe Pual McCartney që do të hapin lojërat olimpike Londër 2012. Ata të cilët do të hapin këtë event do të jetë pikërisht grupi i mirënjohur i viteve 80 “Duran Duran”.Ky vendim është marrë nga organizatorët si një zgjedhje më e mirë mes cilësisë dhe çmimit, pasi grupet e tjera mund të kërkonin shuma mjaft të mëdha. Gjithashtu ata janë përpjekur të përfshijnë gjithë Britaninë në hapjen e lojërave kështu që të ftuar përveç “Duran Duran” do të jenë edhe “Snoë Patrol” nga Irlanda e Veriut, “Stereophonics” nga Uellsi dhe nga Skocia këngëtari me orijginë italiane Paolo Nutini.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme