Durim Bami luajti rolin e 
vrasësit, Gjykata e mbyll në qeli

Durim Bami luajti rolin e <br />vrasësit, Gjykata e mbyll në qeli
TIRANE- Durim Bami nga Fushë-Kruja ka menduar të bëhet pjesë e një telenovelë, ku ka luajtur rolin e një vrasësi me pagesë, por sapo është shfaqur në publik seria e parë e kësaj telenovele, Bami e ka parë veten në qeli.

Ai ka dalë para Gjykatës së krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurosi të “arrestit në burg” të kërkuar nga prokurori Përparim Kulluri. Kjo masë sigurimi sipas prokurorit mbështetet në akuzën e rëndë, për të cilën dyshohet Durim Bami, siç është ajo e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçandaj ndaj dy deputetëve” mbetur në tentativë. Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, Bami ka preferuar të mos flasë asnjë fjalë rreth asaj që kishte kurdisur së bashku me deputetin Tom Doshi.

Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës i ka kërkuar trupit gjykues se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm, pasi jo vetëm që nuk është kapur në flagrancë, por është arrestuar për një krim që nuk ekziston dhe që ska ndodhur. Veç kësaj, avokati Murati ka theksuar se videoja ku Durim Bami deklaron se kishte marrë porosi për të vrarë Tom Doshin është një lojë, e inskenuar mes deputetit dhe vetë Durim Bamit.

“S’kam marrë porosi”
Bami në dëshminë e tij ka treguar se nuk ka marrë porosi nga askush dhe se nuk ka bërë asnjë pazar për vrasje ndaj deputetit të PS në Shkodër Tom Doshi dhe deputetit tjetër të PD në Lezhë, Mëhill Fufi. “…Unë nuk jam vrasës…”-mësohet t’i ketë pohuar grupit të hetimit Bami, duke shtuar se e gjitha kjo ka ndodhur si pasojë e një shume financiare dhe një “Audi” të blinduar që ia kishtë dhënë Tom Doshi.

“Kam pranuar të bëhem protagonist dhe të aktroj në favor të këtij personi. Dëshmia ime para kamaras së Tom Doshit është dhënë në banesat e tij, në Tiranë dhe Durrës, ku kam pranuar të tregoj krimet dhe të përmend emra të ndryshëm, si prokurorë, policë, biznesmenë e politikanë, ashtu siç mi ka kërkuar deputeti Doshi”-ka pohuar para prokurorëve Bami. Më tej ky i fundit ka shtuar se njohjen me Tom Doshit e ka pasur kur një deputet tjetër, që mendohet se është Mark Frroku, i ka prezantuar në një kafene dhe pas disa takimeve të tjera, Doshi i ka ofruar të luajë rolin e vrasësit me pagesë dhe të stisë këtë ngjarje.

“Nuk e njoh Ramën”
Sipas grupit hetimor, edhe emrat që janë bërë pubik në media si persona që kanë porositur Bamin, janë të sajuar prej tij, pasi ata ndodhen jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të merreshin deklarimet e tyre. Ndërsa, sa i përket kunatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i arrestuari Bami ka mohuar njohjen me atë person.Sipas dëshmisë së tij, emrat e përmendur ia ka diktuar vetë deputeti Tom Doshi.Bami u arrestua nga policia në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe hyrë në Malin e Zi.

Ai është sjellë në Tiranë, duke u transportuar me një autoblindë dhe dëshminë e tij e kanë marrë dy prourorë dhe dy oficerë të Policisë së Shtetit, duke kryer dhe filmimin e rregjistrimin e tij në audio. Ai ka pohuar se gjithçka, ka qenë një lojë e stisur dhe financuar nga Tom Doshi, ndërkohë që nuk ka pasur dijeni se pse po bëhej kjo lojë e tillë.

Ora 14:30 Nis seanca te Krimet e Rënda ndaj Durim Bamit
Ka nisur ashtu siç ishte parashikuar në orën 14:30 seanca ndaj Durim Bamit, ku ai do të njihet me masën e sigurisë. Bami është sjellë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në seancën që zhvillohet me dyer të mbyllura. Burime për A1 Report bëjnë të ditur se Prokuror i çështjes është Përparim Kulluri, ndërsa gjyqtar  Sandër Simoni.

doris bami ne gjykate

Krujë, kontrolle në banesën e Durim Bamit
Asnjë të dhënë kompromentuese nuk ka gjetur policia dhe prokuroria në banesën e Durim Bamit në Fushë-Krujë e cila ditën e arrestimit te 36-vjeçarit iu nënshtrua kontrolleve të rrepta.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk u gjet asnjë e dhënë që mund të lidhte Durim Bamin më ndonjë atentat të mundshëm ndaj deputetëve Tom Doshi e Mhill Fufi.

Mësohet se në banese janë gjetur vetëm disa dokumente që kishin të bënin me lista borxhesh, pasi burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Bami jepte para më fajde.

Bami në qytetin e Fushë-Krujës kishte marrë përsipër ruajtjen e disa pikave të lojërave te fatit.

shtepia e durim bamit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur