Durim Bami zbulon panin e Tom 
​ Doshit: Gjithçka ishte e sajua

Durim Bami zbulon panin e Tom <br />​ Doshit: Gjithçka ishte e sajua
TIRANE - Durim Bami, njeri që për 6 muaj me rradhë konsiderohej nga deputeti i PS Tom Doshi si vrasësi me pagesë i natyralizuar më pas në dëshmitarin kyç të tij, ka nxjerrë të gjithë planin e artikuluar prej gati 6 muaj më parë nga depueti Doshi, duke pohuar se gjithçka ka qenë një lojë që është stisur dhe financuar nga deputeti i PS.

I ndodhur përballë prokurorit Eugen Beci dhe Përparim Kullurit, si dhe disa prej oficerëve të Policisë së Shtetit, Bami ka hequr dorë nga loja e dyfishtë dhe ka vendosur të nxjerrë të gjithë planin e artikuluar nga deputeti i Shkodrës Tom Doshi. Bami, babai i dy fëmijëve ka rrëzuar versionin e parë të dëshmisë së tij ku kishte deklaruar në polici se kishte marrë porosi nga një person të quajtur “Toni”, për të vrarë deputetin Tom Doshi kundrejt vlerës financiare prej 500 mijë euro.

Më pas në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Bami është ftuar të japë dëshminë e tij, në prani të dy prokurorëve Beci dhe Kulluri, duke kryer dhe rregjistrimin e tij me kamera. Pikërisht në këtë kohë, Bami deklaron se do të tregojë të vërtetën, vetëm të vihen në mbrojtje ai dhe vetë familja e tij. Ai ka pohuar se gjithçka, ka qenë një lojë e stisur dhe financuar nga Tom Doshi, ndërkohë që nuk ka pasur dijeni se pse po bëhej kjo lojë.

“S’kam marrë porosi”
Teksa ka marrë garanci nga prokurorët e Krimeve të Rënda se do vihej në mbrojtje në shkëmbim të së vërtetës, Durim Bami ka habitur ata duke deklaruar se gjithçka ka qënë një lojë. Ai ka pohuar se nuk ka marrë porosi nga askush dhe se nuk ka bërë asnjë pazar për vrasje ndaj deputetit të PS në Shkodër Tom Doshi dhe deputetit tjetër të PD në Lezhë, Mëhill Fufi.

“…Unë nuk jam vrasës…”-mësohet t’i ketë pohuar grupit të hetimit Bami, duke shtuar se e gjitha kjo ka ndodhur si pasojë e një shume financiare dhe një “Audi” të blinduar që ia kishtë dhënë Tom Doshi. “Kam pranuar të bëhem protagonist dhe të aktroj në favor të këtij personi. Dëshmia ime para kamaras së Tom Doshit është dhënë në banesat e tij, në Tiranë dhe Durrës, ku kam pranuar të tregoj krimet dhe të përmend emra të ndryshëm, si prokurorë, policë, biznesmenë e politikanë, ashtu siç mi ka kërkuar deputeti Doshi”-ka pohuar para prokurorëve Bami.

Më tej ky i fundit ka shtuar se njohjen me Tom Doshit e ka pasur kur një deputet tjetër, që mendohet se është Mark Frroku, i ka prezantuar në një kafene dhe pas disa takimeve të tjera, Doshi i ka ofruar të luajë rolin e vrasësit me pagesë dhe të stisë këtë ngjarje.

“Nuk e njoh Ramën”
Sipas grupit hetimor, edhe emrat që janë bërë pubik në media si persona që kanë porositur Bamin, janë të sajuar prej tij, pasi ata ndodhen jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të merreshin deklarimet e tyre. Ndërsa, sa i përket kunatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i arrestuari Bami ka mohuar njohjen me atë person. Ndërkohë, prokuroria për krime të rënda ndaj Bamit ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë me bashkpëunim. Sipas kësaj akuze i dyshuari Bami pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masë sigurie. 

I pyetur nga hetuesit në lidhje me deklarimet e deputetit Doshi, A1Report ka mundur të mësoje se Bami është përgjigjur duke mohuar akuzat.
 
“Unë nuk kam lidhje me vrasjen, gjithçka kam mësuar nga media nuk e di se si qëndron e vërteta,”- mësohet të ketë thënë Bami.

Bami është pyetur dhe në lidhje me një video - regjistrim prej 37 minutash ku pretendohet se ai ka deklaruar versionin se ish paguar për vrasjen e deputetit Doshi e Fufi, ndërsa është përgjigjur: “S’kam dijeni për videon që më pyesni, ekziston apo jo nuk e di por sqaroj se skam lidhje me këtë histori”.

Po ashtu Bami është pyetur dhe në lidhje me emrat e denoncuar si persona të cilat e kanë takuar apo paguar për vrasje, por ai është përgjigjur: “Njoh vetëm disa prej tyre por jo në raport me çka flitet por i njeh vite përpara në rrethana shoqërore si dhe po ashtu mohoi njohjen me politikanët që përfliten.

Këtë të mërkurë prokuroria ka urdhëruar dhe prangosjen e Bamit, ndërsa pritet që të enjten në mëngjes në prokurorinë e krimeve të rënda të paraqitet për dëshmi dhe deputetit Tom Doshi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro