Duro: Partizani në krye nuk është
surprizë, garojmë për titullin kampion

Duro: Partizani në krye nuk është<br />surprizë, garojmë për titullin kampion
Trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro para ndeshjes me ekipin e Lacit të vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të edicionit 2014-15 shprehet se nuk është rastësi që të kuqtë janë në vendin e parë, pasi kanë zhvilluar ndeshje cilësore, teksa edhe organika është e pasur dhe e denjë për të rivalizuar deri në fund.

Ndërsa në fund tekniku ka vlerësuar maksimalisht edhe kundërshtarin e radhës që mban vendin e tretë në renditje. “Pozicioni që kemi aktualisht nuk përbën aspak surprizë për ne ndonëse 90% e skuadrës është e re, me lojtarë që unë i kam njohur shumë mirë më parë. Kemi një skuadër të bashkuar dhe me djem mjaft të disiplinuar. Kontigjenti i lojtarëve është i shkëlqyer nga porta deri te sulmi. Në çdo ndeshje të luajtur mund të them me plot gojën që kemi arritur objektivat për të marrë pikë ndaj çdo kundërshtari.

Ndeshja e së Mërkurës ndaj Laçit, do të vlerësohet si të gjitha takimet e tjera. Kemi përballë një kundërshtar i cili me meritë është në vendin e tretë të renditjes dhe gëzon një kontigjent lojtarësh cilësorë duke treguar stabilitet në këto katër vite. Edhe ndaj Laçit gëzojmë organikën e plotë dhe do të synojmë fitoren.

Duke pare ndeshjet e ngjeshura kemi mundësi të bëjmë rotacion lojtarësh, kjo fal kontigjentit të plotë dhe gjendjes të mire fizike që ata po kalojnë. Kam pasur gjithmonë besim te skuadra që kam ndërtuar dhe e kam deklaruar edhe më parë që do rivalizojmë deri në fund të kampionatit” tha trajneri Duro. Aktualisht Partizani dhe Tirana kryesojnë renditjen pas fazës së parë me nga 18 pikë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë