Durrës, aksidenton për vdekje këmbësorin

Një 44-vjeçar me banim në Tiranë u arrestua nga Policia pasi akuzohet se aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar. 

Aksidenti rrugor ndodhi në unazën e lagjes numër 13 në Durrës. F.Xhelaj u arrestua pasi duke drejtuar një makinë tip Benz me targa AA 637 LU, përplasi me pasojë vdekjen një këmbësor të seksit mashkull.
 
Viktima është  i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe kishte të veshur një triko ngjyrë të kuqe, një palë pantallona ngjyrë blu, këpucë ngjyrë kafe dhe një kapele sportive ngjyë të bardhë.
 
Viktima nuk ka asnjë dokument identifikimi më vete.

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

I nxirë dhe me plagë në fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n