Durrës – Arrestohen dy persona pasi në bashkëpunim, kanë tentuar kalimin e paligjshëm të një 29-vjeçare nga Kosova, në këmbim të një shume të madhe parash.

Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bëri të ditur se 51-vjeçari Fadil Kuleta, nga Prishtina, gjatë kontrollit të dokumentave ka paraqitur edhe dokumentat e dy pasagjerëve të tij Elis Kamberaj, 31 vjeç nga Vlora dhe Alma Aliaj, po nga Vlora.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se gruaja që udhëtonte në automjet në fakt quhej Sofije Krasniqi, 29 vjeç dhe ishte banuese në Prishtinë dhe dokumentacionet ishin falsifikuar nga dy bashkudhëtarët e saj.

29-vjeçarja duhet të paguante një shumë prej 4200 euro për kalimin e paligjshëm të kufirit me traget nga Durrësi drejt Barit