Kapet një grup hajdutësh në Durrës, pasi kishin grabitur një banesë në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Policia arrestoi në mbrëmje Marian Çelën, 27 vjeç, Gentian Xhakerrin 18 vjeç, Ardit Nikolli, 18 vjeç. Tre të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim kanë grabitur banesën në lagjen 15 në orën 01:00 të 27 Qershorit.

Sendet e vjedhura i janë gjetur Marian Çelës, në banesën e tij u gjetën dhe 950 fishekë automatiku e pistolete. Policia po punon edhe për dokumentim e vjedhjeve të tjera.