Durrës, arrestohet autori i
vjedhjeve të banesave 

Arrestohet  autori i 8 vjedhjeve  të banesave në Durrës. Ledion Izvira 28 vjeç banues në lagjen Nr.14/1 Durrës vidhte krysisht banesa dhe  pjesë të mjeteve. 
 
 Izvira, më datë 04.07.2016,  gjatë natës, në lagjen Nr. 14/1, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit P. M. 44 vjeç, ku ka marë sende të ndryshme shtëpiake.
 
Në vijim të hetimeve të specializuara është konstatuar se shtetasi I mësipërm është autor edhe I 7 vjedhjeve të tjera, kryesisht të banesave dhe pjesëve të mjeteve,   konkretisht:
 
Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr. 14,  Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit R. H. 58 vjeç( ka marë një televizor  dhe një fshesë korenti);
 
Më datë 26.03.2016, në lagjen Nr.17, Durrës, ka vjedhur biçikletën  e shtetasit F. K. 45 vjeç;
 
Më datë 30.04.2016,  në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit D. K. 35 vjeç.(një pompë uji);
 
Më datë 28.05.2016, në lagjen Nr. 14,  Durrës, ka vjedhur kabull elektrik;
 
Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr.6, Durrës, ka tentuar të vjedhë mjetin me targa DR 4804 C, në pronësi të shtetasit K.S. 55 vjeç;
 
Më datë 18.06.2016,  në lagjen Nr. 7,  Durrës ka vjedhur baterinë në mjetin me targa DR 8508 A, në pronësi të shtetasit P.K. 58 vjeç;
 
Më datë 21.06.2016, në fshatin Shenvlash, Durrës  ka vjedhur  banesën e shtetases P. D. 66 vjeç.
 
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprimet të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali