DURRËS - Në orët e para të mëngjesit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetases Lendita Tallamishi, 38 vjeçe, banuese ne Trebovic Pejë Kosovë dhe rezidente në Gjenevë të Zvicrës.
Arrestimi i saj ka ardhur pasi mbrëmë rreth orës 22:30, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e saj tip BMW me targa GE 766096 mjet i cili do imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 27.5 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa, e fshehur në sediljen e pasme të automjetit. Lënda narkotike ishte e paketuar në 51 pako.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com