Më date 29.06.2014, ora 22.30, Policia e Durrësit identifikoi dhe kreu arrestimin në flagrancë të një shtetasi, i cili kryente aktivitet të vjedhjes së sendeve personale në çadrat e pushuesve.

Konkretisht shtetasi Gëzim Berisha, 24 vjeç, banues në Çair të Shkupit.
 
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 13.00, në Sektorin ”Apollonia” në lagjen 13 Durrës, i ka vjedhur në shezllonin e tij çantën e krahut shtetasit A.P., 46 vjeç, banues ne Durrës, në të cilën kishte shumën prej 3000 lekësh si dhe dy telefona celularë.
 
Shtetasit të arrestuar iu gjetën e sekuestruan ne banesën ku qëndronte dy telefonat e vjedhur, ndërkohë që shumën e parave e kishte shpenzuar. Materialet për veprën penale të “Vjedhjes” i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.
 
 
Redakasia Online
(a.h/shqiptarja.com)