TIRANE- Trupi i pajetë i një mashkulli, ende i paidentifikuar është gjetur nga peshkatërët në zonën e Porto Romanos, në Durrës.
Gjatë natës peshkatarët kanë parë trupin dhe kanë njoftuar policinë. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes. Ky është trupi i dytë i pajetë që deti nxjerr në breg.
Dy ditë më parë në zonën e Currilave në Durrës një tjetër kufomë u gjet në breg të detit. Policia theksoi se kufoma ishte e dekompozuar ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
/Shqiptarja.com