Durrës, dhunohen “Gladiatorët” e 
Paços në shëtitoren 'Taulantia'

Durrës, dhunohen “Gladiatorët” e <br />Paços në shëtitoren 'Taulantia'
TIRANE- Keqbërësit kanë dëmtuar për here të dytë një nga monumentet e gladiatorëve të instaluar pak kohë më pare në shëtitoren "Taulantia". Persona të paidentifikuar kanë thyer shpatën e njërit prej gladiatorëve, vetëm një muaj pasi kishin bërë të njëjtën gjë me monumentin binjak. Pamja e monumenteve të Skulptorit të Popullit Janaq Paço, është dhunuar sërish dhe nuk ka pasur asnjë kallëzim për dëmtimet e vazhdueshme.

Statujat e dy gladiatorëve janë krijuar nga skulptori Janaq Paço që në vitin 1974, me porosi të arkeologut të mirënjohur Vangjel Toçi. 

Gladiatorët me lartësi 3.6 metra secili janë instaluar në dy bazamente të veçanta, njëri prej të cilëve është lidhur me shkallaren prej betoni të ndërtuar në mesin e viteve 1970, kur u projektua ngritja e një parku të hapur arkeologjik.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës