DURRES - Një 34 vjeçar është kallëzuar nga e dashura e tij italiane pasi sipas kësaj të fundit, ai i ka vjedhur një shumë prej 600 eurosh dhe është larguar.
Sipas policisë, ka nisur procedimi penal në mungesë në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale E.GJ 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Mësohet se shtetasja italiane me iniciale A.M 21 vjeç, banuese në Avelino ka bërë kallëzim penal në policinë e Durrësit sepse i dashuri i saj i ka vjedhur 600 euro.
Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së qytetit bregdetar për veprën penale të “Vjedhjes”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com