FOTOT NUDO
Kanë që disa foto nudo, ato që kanë bërë që shtetasi kosovar me inicialet D.K, të vihen nën presionin e dy të pandehurve, të cilët i kërkonin shumën 15 mijë euro, pasi në rast të kundërt me fotot do të njiheshin edhe familjarët e tij. Sipas prokurorisë të pandehurit T.S dhe prostituta D. Sh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë çuar me mashtrim në banesën e kësaj të fundit, të dëmtuarin duke e joshur për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, kanë kryer ndaj tij veprime konkrete dhune e kanosje me qëllim marrjen dhe përfitimin e një shumë prej 15 mijë euro. Më konkretisht, gjatë qëndrimit në banesën e shtetases D. Sh, i dëmtuari D.K, ka deklaruar se shtetasi T.S, pasi e ka zhveshur nudo e ka fotografuar në prani të shtetases D.Sh (edhe kjo e fundit nudo), duke e kërcënuar se këto foto, do t'ja vinte në dispozicion familjarëve të tij. Meqënëse, i dëmtuari nuk e kishte këtë shumë me vete, iu ka premtuar se do t'ua jepte disa ditë më pas.
MARREVESHJA TEK NOTERI
Ndërkohë për garantimin e përvetësimit të kësaj shume, shtetasit T.S e D.Sh., e kanë kërcënuar të dëmtuarin D.K, që ky i fundit të përpilonte me "dëshirën e tij" tek një zyrë noteriale në qytetin e Durrësit, ku nëpërmjet një akt noterial, të deklaronte se shumën prej 15 mijë euro, ia kishte marrë në formën e "huasë", shtetasit Teki Syla, të cilën do t'ia kthente deri në datën 15 shkurt 2012. Referuar, deklarimeve të të dëmtuarit, shtetasi T.S, për arritjen e objektivit të tij, i kishte mbajtur portofolin brenda të cilit ndodheshin dokumentet identifikuese të tij, si karta e identitetit, patenta e shoferit dhe leja e armës së gjahut. Së bashku ata kanë shkuar tek noteria Melpomeni Nika, ku kanë nëshkruar një deklaratë, ku sipas së cilës i dëmtuari do paguante 15 mijë eurot deri në mësin e muajit shkurt. Por pikërisht në këtë moment kanë ndërhyrë efektivat e policisë së Durrësit, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasit që tashmë janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
