DURRËS - Një i mitur ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e barkut. Ngjarja e rëndë u shënua dje rreth orës 13.00 në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, të dy fëmijët, përkatësisht 10 dhe 11 vjeç, fillimisht janë grindurr me njeri tjetrin teksa mblidhnin bakër në periferi të fshatit Shkallnur.
Mësohet se 10 vjeçari me inicialet D.S, në grindje e sipër, e ka qëlluar shokun e tij me inicialet R. H me me thikë në bark. Kanë qenë banorët të zonës ata që kanë parë 11 vjeçarin të plagosur dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ku mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dy fëmijët ishin nxënës të klasës së katërt në shkollën e Shkallnuerit, ndërsa policia e ka lënë të lirë 10 vjeçarin që qëlloi shokun me thikë, sepse për shkak të miturisë ai nuk mban përgjegjësi penale
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com