Dy adoleshentë janë ndaluar në qytetin e Durrësit, pasi u denoncuan nga një grua 35-vjeçare me pretendimin se po i mësonin drogën djalit të saj. Sipas 35-vjeçares, dy të rinjtë kishin nxitur djalin e saj 11-vjeçar të përdorë hashash.
 
11-vjeçari i kishte treguar nënës së tij, se dy adoleshentët e kishin detyruar të pinte cigaren e hashashit.
 
Redaksia Online