Ura që lidh fshatin Jubë me Rrushkullin po shkon drejt amortizimit të plotë, duke rrezikuar izolimin e afro 18 mijë banorëve të dy njësive administrative të Sukthit dhe katundit të Ri.

Marrë shkas nga rëndësia që ka për lidhjen e zonës, Bashkia Durrës në bashkëpunim me ambasadën zvicerane do investojë në projektin që kap vlerën 37 mijë euro për rindërtimin e urës.

Në urën rreth 30 metra të gjatë me bazament dërrase e betoni, do të ndërhyhet për korrigjimin e disa segmenteve të dëmtuara ndër vite si dhe për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)