DURRËS - Dega e PD në Durrës është e dyta për nga rëndësia pas asaj të Tiranës. Gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD kreu i kësaj dege Igli Cara u “ngri” nga Berisha çka shënoi dhe largimin e tij nga kjo detyrë. Ai u shkarkua pasi ishte njeriu i Sokol Olldashit e në krye të punëve për fushatën zgjedhore të kryetarit të PD u caktuan figura të vjetra të kësaj partie. Gjatë ditëve të fundit kanë nisur të projektohen edhe emrat e rinj të cilët do të marrin në dorë drejtimin e degës së PD në Durrës.
EMRAT
Burime nga brenda PD së Durrësit mësohet se nga qendra janë hedhur disa emra si kandidatura të mundëshme për të drejtuar degën e Durrësit. Emrat më të lakuar janë ai i Oerd Bylykbashit shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha dhe Ardian Mukës biznesmen nga Durrësi. Që të dy njihen si përkrahës të Lulzim Bashës gjatë fushatës së korrikut kur ky i fundit mori edhe drejtimin e PD. I papritur ka qenë për anëtarësinë e PD së Durrësit emri i Mukës, pasi Bylykbashi kishte kohë që përflitej si një eksponent në rritje në hierarkinë e PD.
Muka bën pjesë në fushën e biznesit të ndërtimit, i shquar më tepër për kontributin e tij financiar në punët e PD lokale. Burimet në PD e Durrësit thonë se më i mundshëm për të marrë kryesimin e degës së PD në Durrës shikohet Muka pasi Bylykbashi ka të gjitha gjasat që të qëndrojë pranë Bashës në Tiranë gjë që e ka treguar me daljet e tij përkrah kreut të ri të PD.
MBËSHTETËSIT
Ndërkohë mësohet se njerëzit e Sokol Olldashit janë lënë jashtë përzgjedhjeve si për kreun e PD së Durrësit ashtu edhe për pozicionet e larta në hierarkinë e kësaj dege. Si njerëz të Olldashit në Durrës njihen Igli Cara ish kreu i PD, Drejtori i Portit Eduart Ndreu, Drejtori i Ujësjellësit Doklead Ademi si dhe mjaft emra të tjerë që mbajtën detyra drejtuese në administratën lokale. Ata nuk e gëzojnë më mbështetjen e një pjese të PD së Durrësit që janë hedhur në mbështetje të Bashës dhe njerëzve të tij. Bëhet fjalë për ata që njihen si të vjetrit e PD së degës. Janë pikërisht ata mbështetësit kryesorë të linjës së re Basha. Po këta përgatitën listat e anëtarësisë në zgjedhjet e korrikut.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com