273 nxënës të shkollës 9 vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano, çdo ditë përballen me rrezikun për jetën, pasi rruga para shkollës së tyre përshkohet nga makineri të tonazhit të lartë, ndërkohë që në të mungon sinjalistika. Bashkia e Durrësit nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të shmangur aksidentet e mundshme.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano të Durrësit çdo ditë u rrezikohet jeta pasi dalja e shkollës është direkt në rrugë kryesore. Duke qenë se ky segment frekuentohet nga mjetet e tonazheve të rënda, ai rrit rrezikun për aksidente rrugore. 273 nxënësit e kësaj shkolle duhet të kalojnë përditë përmes kësaj rruge, në të cilën mungon sinjalistika. Ndërkohë që nuk ka asnjë polic i cili të kontrollojë trafikun në kohët e fillimit të mësimit apo edhe në përfundim të tij të orientoj trafikun duke ulur mundësin e aksidenteve. Nëndrejtori i kësaj shkolle, Hyrmet Braho shprehet se nga ana e drejtorisë së shkollës është kërkuar vazhdimisht marrja e masave nga institucionet lokale, por deri tani gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.
Hyrmet Braho, Nëndrejtori i shkollës “Met Hasa” është shprehur për Report Tv- “
Në këtë zonë është shumë problematike, është një kalimshme, lëvizja e makinave të rënda është mjaft e shpeshtë dhe rrezikon jetën e fëmijëve. E kemi ngritur si problem pranë Bashkisë, Qarkut, dhe deri te Policia Rrugore që këtu nuk mjafton vetëm sinjalistika.”
Të njëjtin shqetësim ndan edhe komuniteti i prindërve. Ata thonë së e kanë trajtuar vazhdimisht këtë çështje. Nxënësit janë të detyruar të shkojnë në shkollë të shoqëruar nga prindërit, të cilët druajnë për jetët e fëmijëve të tyre.
Bashkia e Durrësit është mjaftuar vetëm me disa vijëzime, ndërkohë që është e domosdoshme të paktën vendosja e disa pengesave, çka do të mundësoj uljen e shpejtësisë të mjeteve që përshkojnë këtë rrugë.
Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Augustin Palokaj: BE-ja vazhdon të improvizojë me Kosovën
13 Janar, 17:35
-
‘Gripi nuk fal’, Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaçe/ Ja trajtimi hap pas hapi
13 Janar, 17:21
-
FOTOT/ Indi, fillon festivali më i madh fetar në botë, hapësira 40 km² mbushet me çadra për miliona besimtarë
13 Janar, 17:15
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Lëkura e ashpër nga i ftohti, ja si ta parandaloni
13 Janar, 17:05
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Vrasja e Bujar Nasufit, gjendet e djegur te Kodrat e Sharrës, motori që u përdor nga autori i ngjarjes
13 Janar, 16:44
-
112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës
13 Janar, 16:41
-
Uzuni refuzon sërish stërvitjen, tifozët të ndarë për shqiptarin! Mediat spanjolle: Po bën presion për amerikanët
13 Janar, 16:31
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20