DURRES - Një grup të rinjsh 17-20 vjeçarë që grabisnin turistët në plazhin e Durrësit u arrestuan herët në mëngjes nga policia e këtij qarku. Atyre iu sekuestruan sendet e vjedhura si dhe arma e përdorur në ngjarje.
Katër grabitësit ishin: Jetmir Mera, vjec 18, banues ne lagjen 17 Kënetë Durrës; Leonard Fierza, 20 vjec, banues në Shkodër; Hasan Toska, 18 vjec, banues ne Bulqizë dhe H.N, 17 vjeç, banues në Bulqizë.
Këta shtetas dyshohen se në bashkepunim me njeri-tjetrin, rreth orës 23.00 të datës 17 korrik, ne sektorin “Apollonia“ në plazh, gjatë kohës kur 3 pushues kosovarë të moshës 22-23-vjeçare ishin duke shëtitur në bregun e detit, nën kërcënimin e një thike dhe të një pistolete artizanale, duke ushtruar dhe dhunë fizike mbi ta, iu kanë përvetësuar sendet personale si telefonat celularë, çantat e supit, bizhutë e floririt si dhe disa dokumenta qe ata mbanin me vehte e më pas janë larguar.
Në sajë të raportimit të shpejtë të rastit dhe ndërhyrjes në kohë nga ana e shërbimeve, u bë e mundur kapja në kushtet e flagrancës e këtyre shtetasve, të cilëve iu gjetën me vete edhe sendet e vjedhura, që u sekuestruan për llogari të këtij hetimi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com