Durrës, kapet banda e të miturve

Durrës, kapet banda e të miturve
Vetëm 12 vjeç dhe arrijnë të grabisin 313 mijë lekë dhe 775 euro në një agjenci udhëtimesh në Durrës. 4 të mitur, mes tyre një vajzë, kanë shkuar nga Tirana në Durrës duke arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash. Sipas policisë së Durrësit, të miturit kanë bërë dhe disa grabitje të tjera dhe përdornin strategji të ndryshme për të hutuar viktimat që kishin vënë në shënjestër për të grabitur.
Sipas policisë u dokumentua ditën e djeshme vjedhja e kryer në një agjensi udhëtimi në lagjen 4 të qytetit. Kështu nga hetimet e kryera rezultoi se autore e dyshuar e ngjarjes është shtetasja e mitur, 12-vjecarja R.S., banuese në Tiranë.
Rreth ores 16.30, kjo shtetase, së bashku me 3 bashkëmoshatarë të saj, kane hyre ne ambientet e axhensisë ne fjalë dhe kane vjedhur aty shumat prej 313 000 leke dhe 775 Euro. Për realizimin e vjedhjes këta persona të cilët rezultojnë përsëritës në të tilla ngjarje në qytetin e Durrësit, kanë tërhequr vëmendjen e shitëses duke dëmtuar reklamën e vendosur në pjesën e jashtme të dyqanit, dhe ndërkohë një prej tyre, duke përfituar nga situata, ka kryer përvetësimin e shumës së të hollave. (am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane