DURRES-Një punonjës i policisë së qarkullimit rrugor në Durrës është vënë në pranga pasi në bashkëpunim me dy persona te tjere , kishte ‘sajuar’ një aksident, duke përfituar më pas dëmshpërblim nga nje agjensi sigurimi prej 32 milione lekesh.
Ka qenë një denoncim nga kjo agjensi e sigurimit të automjeteve pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm që ka cuar në nisjen e hetimit. Në bashkëpunim edhe me task-forcën në prokurorinë e Durrës, është bërë i mundur zbulimi i kësaj praktike aksidenti të rremë, si dhe vënia në pranga e punonjësit të policisë rrugore, Ahmet Daci si dhe bashkepunetorit te tij Kreshnik Gjoka, ndersa eshte shpallur ne kerkim nje tjeter person, emri i te cilit per aryse hetimi nuk behet i ditur.
Punonjesi i policise rrugore kishte 'sajuar' perplasjen e dy automjeteve, duke perfituar me pas 32 milione leke nga shoqeria e sigurimit. Gjithcka eshte zbuluar kur njeri nga automjetet qe sipas praktikes se rreme, rezultonte i shkaterruar nga aksidenti i sajuar, ka kaluar kufirin drejt Greqise.
Punonjësi i policisë rrugore akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa sekseri për mashtrim Ndërkaq bëhet e ditur se nën hetim është dhe një person tjetër për mashtrim.
/Shqiptarja.com