Një i ri është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi një ditë më parë bashkëfashatarin e tij 50 vjeçar. 23 vjeçari Ardian Tusha ka kanosur D.V. në fshatin Manskuri të qytetit bregdetar pas një konflikti për motive pronësie, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Të njëjtat burime shtojnë se nga një kontrolli i ushtruar në një pyll, në afërsi të banesës së 23 vjeçarit, u gjet “një pushkë 20-she me një krehër me 10 copë fishekë; një automatik model 56, kalibri 7.62 m/m; 247 copë fishekë model 56 dhe një dorezë grushti dhe një palë dylbi”.
Materialet në ngarkim të të riut iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale, ”Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
/Shqiptarja.com