Durrës, kontrabanda e naftës
nga porti, 8 në arrest me burg

Durrës, kontrabanda e naftës <br />nga porti, 8 në arrest me burg
DURRES- Prokuroria e rrethit gjëqësor të Durrësit nis procedimin penal për 10 persona, mes tyre doganierë të portit Porto Romano në Durrës pasi akuzohen se kanë favorizuar kompaninë Europetrol Durrës Albania sh.a. në mosdoganimin e një sasie të konsiderueshme karburanti dhe kalimin e saj kontrabandë ne treg. Sipas prokurorisë është lejuar të evadohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pazhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë.”

Personat në hetim janë 6 doganierë të Porto Romanos, magazinierë, kontrollorë, punonjës i agjensisë doganore Ferries sh.p.k, shoferë të transportit, të cilët sipas prokurorisë kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim, dhe “Kontrabandë nga punojnës që lidhen me veprimtarinë doganore”. Gjithashtu po sot u është dhënë dhe masa e arrestit për 10 të pandehurit. Për Laurent Begën, magazinier, Afrim Mece, shofer, Klodian Cullain, punonjës i agjensisë doganore Ferries, Pëllumb Malollari, Kadri Rrapaj, doganier, Artur Mustafaj, doganier, Selman Doci, doganier, shef turni, Ylli Troplini, doganier, është dhënë masa e arrestit burg. Ndërsa për doganierët Dashamir Kabaj, dhe , Lavdi Rraklli me detyrë doganier, është dhënë pezullim nga funksioni apo detyra shteterore.  Prokuroria e gjyqësore e rrethit të Durrësit kishte 7 muaj që zhvillonte hetime, në bazë “të raporteve të vëzhgimit dhe bisedave telefonike nën përgjim.

KONTRABANDA
Sipas akuzës të lartëpërmendurit “në bashkëpunim, kanë bërë të mundur kalimin e autoboteve të ngarkuar me sasi karburanti të cilat e kishin tejkaluar sasinë e deklaruar nga subjekti, pa kryer asnjë procedurë zhdoganimi apo njoftim në autoritetet doganore, të cilat janë lejuar të drejtohen në treg”. Në bazë të ligjit për akzicat, lëndët djegëse u nënshtrohen ndër të tjera detyrimeve doganore të: akcizës dhe të TVSH, ndërkohë që sipas procesverbalit të dt. 03.11.2011, pas evadimit të një sasie të caktuar lënde djegëse të zhdoganuar, për llogari të subjektit Europetrol, është lejuar të evadohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pazhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë.” Prokuroria Gjyqësore e Rrethit Durrës vijon hetimin edhe për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve