Durrës, makina përplas këmbësoren
humb jetën në spital 19-vjeçarja

Durrës, makina përplas këmbësoren<br />humb jetën në spital 19-vjeçarja
DURRES- Një 19-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17.20 në segmentin rrugor Unazë Shkozet-Plepa.

Sipas policisë së qarkut Durrës, automjeti i markës Opel me targa AA374GG i drejtuar nga shtetasi Emiljan Kuka, 20 vjeç, banues në lagjen Nr. 17 Durrës, ka aksidentuar këmbësoren Ketjana Pecaj, 19 vjeçe, banues në lagjen Nr. 13 Plazh Durrës, e cila në gjendje të rëndë u përcoll drejt Spitalit të Durrësit, ku megjithë trajtimin mjekësor, rreth orës 18.10 gjeti vdekjen.

Të njëjtat burime konfirmuan se drejtuesi i automjetit është shoqëruar dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ndaj tij po kryhen veprime proceduriale.
 
Ndërkohë Grupi Hetimor po vijon kryerjen e veprimeve të para në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë