TIRANË - Ditën e sotme dhe të nesërme në Durrës, organizohet forumi i Presidentëve të Rajonit. Në këtë takim të pestë, marrin pjesë Presidentët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Lajmin e bën me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
 
Takimi i Presidentëve do të fillojë në orën 10:00 dhe pritet të zgjatë rreth dy orë. Menjëherë pas takimit Presidentët e katër vendeve do të mbajnë një konferencë për shtyp.
 
Takimet e përvitshme jozyrtare të katër Presidenteve të vendeve të rajonit janë një nismë e ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, nismë e cila filloi me udhëtimin në Vlorë më 23 - 24 qershor 2009; vazhdoi në Prizren më 26 - 27 qershor 2010; më tej në Ohër më 11 - 12 korrik 2011 dhe takimi më i fundit u mbajt në Budva, më 4  - 5 dhjetor 2012.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)