Durrës, mbulimi i mozaikut 2000
vjeçar, Miraj: Të ndalohen ndërtimet 

Durrës, mbulimi i mozaikut 2000<br />vjeçar, Miraj: Të ndalohen ndërtimet 
Mozaiku bardhe e zi, me kalë deti, delfinë dhe erso, i cili daton në shek. I p.e.r në Durrës, një ndër mrekullitë arkeologjike ndodhet i mbuluar me beton në lagjes numër 5 të Durrësit. Ky mozaik u zbulua në 1947 gjatë punimeve për infrastrukturën e qytetit dhe gërmimet u kryen nga Vangjel Toçi.
 
Më pas ai u rizbulua në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 nga Moikom Zeqo. Skandali i ndodhur me këtë trashëgimi kulturore u denoncua nga arkeologia Lida Miraj.

Për Report TV Miraj rrëfen se mozaiku mijëra vjeçar me sipërfaqe 50 m2 i kompozuar me motive marine, ndodhet prej vitesh i fshehur nën dyshemenë e një vile luksoze në qytetin bregdetar. Arkeologia Miraj kërkon që të ndalohen ndërtimet në zonat historike të qytetit.
 
“Problemi më i madh sesa rreziku është që ai nuk shihet është i fshehur. Mozaiku është zbuluar rastësisht në vitin '47 gjatë punimeve të infrastukturës në atë zonë dhe janë bërë kërkime nga arkeologu dhe drejtori i asaj kohe i muzeut Vangjel Toçi. Pastaj mozaiku është ripahur dhe një herë në 89, u rihap në të gjithë sipërfaqen e tij. Është 50 metra katrorë, eshtë moziak i shkëlqyer bardh e zi, datohet në shekullin e parë para krishit. Restaurimet janë bërë në 89- dhe 90 janë bërë nga Moikom Zeqo. U bë dhe evidentimi në total dhe u vizatua gurë për gurë.

Ka dhe një problem që ne nuk e dimë sot ku gjendet arkivi që ka pasur muzeu, arkivi fotografik dhe grafik i muzeut arkeologjik të Durrësit dhe pastaj u rimbulua dhe është nën trotuar dhe hisotrikisht ka qenë nën trotuar. Hera fundit që është hapur dhe është rimbyllur është viti 90. Në Durrës duhet të ndalohen ndërtimet sidomos ndërtimet mbi monumente. Këtu është hapur vetëm mozaiku por ai është pjesë e një vile. Tani imagjino kur vetëm mozaiku është 50 metra katrorë, sa mund të jetë vila? Është bukur që të gërmohet vila dhe në qendër të qytetit të kemi të shikueshme një vilë romake".-
tha Miraj për Report Tv

Redaksia onine
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!