DURRES - Partia Republikane ka prezantuar në Qarkun e Durrësit kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë takimit elektoral me banorët e këtij qarku, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se “PR po çon në parlament një deputet i cili do të mbrojë pa interes nevojat e çdo qytetari, siç është Duka. Njerëz si Agron Duka kanë vlerë të madhe”. Ndërkaq, Mediu theksoi se mbështet idenë e kryeministrit Berisha për të hequr vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Me dashurinë për vendin tonë, për kombin dhe popullin tonë, me dëshirën tonë për të ndërtuar më të mirë, me miqtë në SHBA, dhe në Kongresin Amerikan, në mund të bëjmë çdo gjë për të bashkuar familjet shqiptare, të ndara nga emigracioni”, tha Mediu.
Mediu tha se Partia Republikane është e vendosur për ëndrrën europiane të shqiptarëve. Ndërsa tha se “mohimi i veprave të bëra dhe investimeve, nuk është i drejtë”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com