Durrës, në pranga dy mjekë
neglizhuan volejbollistin Guza

Durrës, në pranga dy mjekë<br />neglizhuan volejbollistin Guza
Policia e Durrësit arrestoi sot pasdite dy mjekë të spitalit Rajonal të këtij qyteti me akuzën e neglizhencës në kurimin e volejbollistin Juxhin Guza.
Gjykata e Rrethit Durrës dha masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj dy mjekëve: kirurgut Dalip Çela 54 vjeç banues në Durrës dhe reanimatorit Nuri Qyra, 51 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimet janë bërë lidhur me vdekjen e 24-vjeçarit Juxhin Guza, I cili vdiq në spital pas plagëve të shkaktuara në një tentativë për t’i grabitur varësen e florinjtë pranë shtëpisë së tij në Durrës, në orët e vona të natës

Arrestimi i mjekëve bëhet pas akuzave të familjarëve të volejbollistit të ri mbi neglizhencën që kanë hasur pasi kanë dërguar djalin e tyre të plagosur në njërën kofshë me katër plagë me thikë.

Familjarët ishin shprehur se mjekët i siguruan ata se djali ishte jashtë rrezikut për jetën, por kur nëna e Juxhinit u rikthye në spital, pa mjekët në gjumë dhe djali i saj i përkeqësuar derisa vdiq vetëm pak orë pas qëndrimit në spital.

Policia ka vene dhe nje shperblim prej 30 mije eurosh per kapjen e autoreve te vrasjes se Guzes.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit