Durrës, nis largimi i emigrantëve

Durrës, nis largimi i emigrantëve
DURRËS – Veç doganeve edhe në portet shqiptare këto ditë është shënuar një numër i madh i lëvizjes së emigrantëve të cilët kaluan festat pranë familjeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit, bënë të ditur se vetëm gjatë natës së kaluar janë nisur me tragete nga Durrësi drejt Barit mbi 2500 udhëtarë me rreth 600 autovetura.
Sipas të njejtave burime, përpunimi i të dhënave të udhëtarëve në pikat e kontrollit kufitar nuk ka patur probleme, ndërsa tragetet kanë lundruar normalisht nga Durrësi drejt brigjeve italiane.
Sipas planit të përditshëm çdo mbrëmje një traget do të niset për në Ankona, ndërsa tre të tjerë nisen në drejtim të portit të Barit. Nga të dhënat e përftuara në bashkëpunim me agjencitë e lundrimit, numri i udhëtarëve që do të nisen drejt Italisë arrin në 3 mijë me rreth 800 automjete gjithsej, sipas biletave që janë prerë në agjencitë e udhëtimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë