Si pasojë e motit të keq ka pasur rënie dherash në zonën e Currilave dhe bllokimin e kanaleve në qytetin e Durrësit, gjë që ka çuar në prezencën e ujit në rrugë.Rënia e dherave rrezikon bizneset të cilat ndodhen poshtë kodrës së Currilave. Çdo ditë e më shumë përballen me rrezikun sepse vazhdon të ketë rrëshqitje të dherave.
Mjetet e shërbimit komunal bëjnë të mundur largimin e dherave që ndodhen në rrugë. Problemi kryesor është fundin e kodrës së Currilave, por probleme ka edhe më sipër kodrës. Pishat shumë vjeçare kanë rrëshqitur si pasojë e reshjeve.
Përsa i përket bllokimit në rrugët e qytetit, vëmë re kanalizime të bllokuara, bizneset i pastojnë vetë. Durrësi pëson përmbytje pas shirave intensive, pasi nuk funksionon sistemi i kanalizimeve, ka shumë probleme në shumë segmente rruge.
/Shqiptarja.com

Si pasojë e reshjeve të pasdites së djeshme, problem më të mëdha ka pasur në lagjen 13 dhe14 e njohur si zona e Shkozetit. Katet e para të bizneseve kanë qënë të mbushura me ujë. Ka pasur dëme të pakta materiale pasi u normalizua situata shumë shpejt. Në qytet ka pasur problem në rrugën e qytetit, në afërsi të zonës së stacuonit të trenit.
e.gj/Shqiptarja.com

VIDEO