Durrës,përpunonin e ambalazhonin
marijuanë,arrestohet grupi i të rinjve

Durrës,përpunonin e ambalazhonin<br />marijuanë,arrestohet grupi i të rinjve
DURRËS-Goditet grupi që përpunonte dhe ambalazhonte marijuanë në banesë, arrestohen 3 të rinj.
 
Të arrestuarit janë Hermes Kalemi 22 vjeç, Saimir Sula 24 vjeç, Enriko Driza 20 vjeç, të tre banues në Plazh, Durrës.
 
Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen Nr. 13, Durrës kishin marrë me qira një banesë, ku edhe ushtronin aktivitetin kriminal.
 
Në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike me qëllim të tregtimin e saj, kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të reja, një qese e ambalazhuar.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura me marijuanë, disa qese me marijuanë, gati për t'u hedhur në treg, dhe 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.
 
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Hermes Kalemit u gjet dhe sekuestrua kanabis në formë "boçe".

droga foto lart

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar