DURRES- Një 30 vjeçar ka plagosur me thikë të atin. Krimi ndodhi sot në mëngjes rreth orës 08.50 në një nga apartamentet e pallatit 496, pranë shkollës artistike "Jan Kukuzeli" të Durrësit. Nga hetimet e para mësohet se 30-vjeçari Enis Kapo ka qëlluar me thikë në qafë të atin, Mirjan Kapo, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.

Menjëherë pas krimit i riu është larguar nga banesa por është ndaluar nga policia jo shumë larg vendit të krimit. Policia po punon për të zbardhur motivet e krimit në familje.