Durrës, plagos veten dhe sajon
grabitjen t'i shpëtonte borxhit

Durrës, plagos veten dhe sajon<br />grabitjen t'i shpëtonte borxhit
Për t’i shpëtuar borxhit prej 500 mijë lëkësh të reja, plagos veten dhe sajon sikur është grabitur. Një 20 vjeçar në Durrës, që i kishte borxh punëdhënësit të tij në një dyqan Lorjash Fati, stimulon se mbeti viktimë e një grabitje, ku dy persona i kishin zënë pritë dhe e plagosën në këmbë. Policia e Durrësit e zbulon dhe e ndalon.

POLICIA: SEFERI U VETEPLAGOS E GENJEU PER GRABITJEN

Në orën 22.00 u krye ndalimi i shtetasit Ulian Seferi, 20 vjec, banues ne Durres. Shtetasi në fjalë akuzohet për veprat penale të kallëzimit të rremë dhe mbajtjes pa leje te armve luftarake, pasi:
Rreth ores 01.00 ka shkuar ne Spitalin e Durresit i plagosur ne kembe me arme zjarri dhe në deklarimin e tij ka pretenduar se në kohën kur kthehej per ne banesë, ne lagjen Nr. 15 Durres është sulmuar nga dy persona te panjohur, të maskuar, të cilet pasi e kane plagosur ne kembe me pistolete, i kane vjedhur çanten qe mbante ne brez me 480.000 lekësh (të rinj).
Nga hetimet e ndërmara nga shërbimet policore të hetimit të krimit për zbardhjen e kësaj ngjarje rezultoi se shtetasi në fjalë ka krijuar me dije një skenar të tillë. Rezulton se ai është vetëplagosur me pistoletë, pasi i detyrohej pronarit te një subjekti “Lojëra fati” ku ishte i punësuar nje shume prej 500 000 lekesh.Po punohet per gjetjen e armes se zjarrit të përdorur në këtë ngjarje. (am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane