DURRES - Një aksion i policisë, si ai që u zhvillua sot në kryeqytet, u realizua edhe në qytetin e Durrësit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bënë të ditur se përgjatë 24-orëve të fundit u kontrolluan rreth 200 automjete; rreth 70 ambiente si lokale, pub-e, lojëra fati, veçanërisht përgjatë orëve të natës apo kur ka të dhëna se frekuentohen nga persona të armatosur dhe me tendencë vjedhjen e automjeteve, vjedhjen me dhunë e armë apo persona në kërkim.
Si rezultat, u bllokuan nga Policia Rrugore, 5 automjete për përdorimin e xhamave të errët; u kapën 2 personave të kërkuar. Një prej tyre, femër me iniciale M.M, 17 vjeçe, banuese në Durrës, shtetase e dënuar disa herë më parë kryesisht për vjedhje dhe Vasil Qose, 40 vjeç, për heqje të paligjshme të lirisë.
Masat e ndërmara do të aplikohen edhe në ditët në vazhdim dhe do të shoqërohen edhe me kontroll të plotë të territorit, veçanërisht gjatë natës, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në patrullime të motorrizuara apo këmbësore.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com