Durrës pritet hedhja e rezultatit
PS - PR i marrin mandate PD

Durrës pritet hedhja e rezultatit<br />PS - PR i marrin mandate PD
DURRËS - Në qarkun Durrës, korrespondenti ynë Artur Korriku informon sot në mëngjes se ka përfunduar numërimi ndërsa po punohet për hedhjen e të dhënave në sistem nga KZAZ. Nga rezultatet paraprake të projeksionit të A1 Report  koalicioni i majtë merr 7 mandate ndërsa i djathti 6 mandate.  Priten të hidhen në sistem rezultatet e KZAZ në Fushë- Krujë por këto pritet të  mos ndryshojnë gjë në mandate.

Në Qarkun e Durrësit  dëmi për mazhorancën nuk ka ardhur vetëm nga e majta, por dhe nga aleatët e vetë. Në këtë qark është pikërisht Partia Repulikane, nëpërmjet kandidatit të saj Agron Dukes ka arritur që t`i shkëpusë një mandat PD.

Ndërkohë që në koalicionin e majtë edhe PS ka arritur që t`i marrë një mandat së djathtës, ndërsa LSI ka arritur që të mbajë mandatin e vetë. Interesante është fakti që në këtë qark dalin si deputetë dy kunetërit që garuan kundër njëri tjetrit me parti të ndryshme.

Bëhet fjalë për Lefter Kokën e LSI dhe Agron Dukën e PR.

Tradicionalisht, ky qark është konsideruar më shumë i djathtë se sa i majtë, duke qenë se në përbërje të tij ka një kontigjent të fuqishëm banorësh, që kanë lënë tokat dhe shtëpitë e tyre në rajonet verilindore, të afërta me të djathtën parlamentare, për të krijuar strehat e reja në Fushë Krujë apo në Kënetë, pranë qytetit të Durrësit.

Por, një nga joshjet më të mëdha që iu bë pikërisht këtij kontigjenti nga ana e politikës shqiptare ka qenë prononcimi i kreut të partisë Socialiste Edi Rama që premtoi legalizim të banesave pë leje, pa kurrfarë pagese.

QARKU DURRES (13 MANDATE)

PS 6 MANDATE
1.BLENDI KLOSI
2.KLODIANA SPAHIU
3.ILIR BEQAJ
4.NAMIK DOKLE
5.GENTIAN BEJKO
6.ARTUR BUSHI

LSI 1 MANDAT

1.LEFTER KOKA

PD 5 MANDATE 

1.EDUART HALIMI
2.IGLI CARA
3.ALBANA VOKSHI
4.GENT STRAZIMIRI
5.OERD BYLYKBASHI

PR 1 MANDAT 
1. AGRON DUKA
 
Redaksia Online
(ah/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës