Durrës,Rama:Rindërtohet rruga në
zonën e 'Plazhit',ja pishina olimpike

Durrës,Rama:Rindërtohet rruga në<br />zonën e 'Plazhit',ja pishina olimpike
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të rrugës Pavarësia në zonën e "Plazhit" të Durrësit.
 
Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit e cila sipas tij ka standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.
 
Në kantierin e rindërtimit të rrugës "Pavarësia" në zonën e Plazhit të Durrësit, e cila po transformohet në një hapësirë urbane dhe turistike në kuadrin e Rilindjes Urbane të Durrësit.
 
Do të jetë një hapësirë komunikuese mes të dy anëve të rrugës, duke i dhënë fund lumit me makina në mes dhe duke privilegjuar këmbësoret e pushuesit e sezonit turistik.
 
Është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit, tanimë në standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, në shërbim jo vetëm të skuadrave të notit, por edhe të komunitetit e të apasionuarve të të gjitha moshave për sportin më të bukur të ujit.
 
Shumë është bërë dhe shumë më tepër do të bëjmë akoma #PërDurrësinQëDuam⭐ #PërShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪#Punë👍 #Mirëqenie”,
ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë