Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva dhe arrestohet një 28 vjeçar në flagrancë. 28 vjeçari tentoi të kalonte lëndën narkotike drejt Italisë, por ra në pranga në portin e Durrësit.
 
Burime zyrtare bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë pronari i automjetit Besnik Doçi, 28 vjeç nga Mamurrasi.
 
Sipas policisë, arrestimi i 28 vjecar-it u bë pasi  në automjetin e tij tip Ford me targa AA 298 KH në brendësi të kroskotit dhe të parakolpit iu gjetën dhe iu sekuestruan 17 pako të mbështjella me qese celofoni me peshë 10 kg këndë narkotike Cannabis Sativa.


Redakisa online
(shqiptarja.com)