Policia e Durrësit ka sekuestruar 1056 litra lëndë djegëse gazoil kontrabandë. Pas një hetimi 1-mujor policia ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar”Gomisti”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Rifat Hoxha 51 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, Hoxha nuk dispononte faturë blerje- shitje dhe leje për të ushtruar aktivitetin e tregtimit.